09:58 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

E goditi një femër me shuplakë, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person në Drenas, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke goditur me shuplakë dhe grushte  një femër, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore, transmeton Indeksonline.

Viktima pas tretmanit mjekësor në QKMF-Drenas është liruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në prani të zyrtarit të QPS-së, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/

Temat: