09:05 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

E konfirmon agjenti: Conte te Chelsea edhe për sezonin tjetër!

Antonio Conte nuk do të kthehet në Kombëtaren e Italisë, tha agjenti i tij, “pasi ai preferon të punoj çdo ditë. Dhe e shoh atë të jetë pjesë e Chelseat edhe vitin e ardhshëm”.

Conte dërgoi Azzurrit në çerekfinale të Euro 2016, por ai u shkarkua nga detyra dhe erdhi në radhët e Bluve të Londrës, transmeton IndeksOnline.

“Ajo ka qenë një eksperiencë e mirë, por Conte tani preferon të punoj me skuadra në bazë ditore”, tha përfaqësuesi i italianit, Federico Pastorello.

“Unë e shoh në Chelsea edhe për vitin e ardhshëm, pasi ai ka një kontratë të vlefshme edhe për një tjetër sezon”, shtoi ai.

Conte u spekulua shumë se mund të shkarkohet nga Blutë e Londrës për shkak të rezultateve befasuese gjatë këtij sezoni, megjithatë duket se italiani ka fituar besimin e pronarit, Roman Abramovic./IndeksOnline/

Temat: