11:12 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

E konfirmon Challandes, Kosova po negocion për të sjellë yllin e Bayernit

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka konfirmuar që Kosova është duke zhvilluar negociata me shumë futbollistë kosovarë që të veshin fanellën e Kosovës.

67 vjeçari zviceran në konferencë për shtyp ka deklaruar që vazhdimisht është në kontakt me të gjithë futbollistët.

“Jemi në negociata me Meritan Shabanin, Florent Muslija, Bastien Toma dhe Elvis Rexhbeçaj që të pranojnë të luajnë me Kosovën.

Por i lus mediat që të mos flasin shumë për ta, sepse vetëm prishin punë me familjarët e tyre, agjentët etj. Kur të marrim vendimin e tyre, do të ju njoftojmë menjëherë” deklaroi Challandes. /Indeksonline/