16:35 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

E konfirmon edhe Bierhoff: “Vendimi për Low merret javën e ardhshme”

Joashim Low me shumë gjasa do të largohet nga Kombëtarja e Gjermanisë.

Kombëtarja e Gjermanisë u eliminua në fazën e grupeve të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, shkruan IndeksOnline.

Sot ekipi kombëtare gjerman mbërriti në Frankfurt dhe menjëherë si Low ashtu edhe legjenda, Olivier Bierhoff u ndalen nga gazetarët.

Low tha se vendimi pritet të merret gjatë këtyre ditëve dhe se nuk ka shumë arsye të vazhdoj me Gjermaninë.

Në anën tjetër menaxheri i përgjithshëm i futbollit të Gjermanisë, Oliver Bierhoff tha se një vendim i tillë do të merret javën e ardhshme.

“Nuk është situatë e mirë të flasim tani. Vendimi për Joachim Low do të merret javën e ardhshme”, ka thënë Bierhoff.

Low është pjesë e Gjermanisë që nga viti 2006. Ai arriti ta fitonte Kampionatin Botëror në vitin 2014 dhe Kupën e Konfederatave në vitin 2017./IndeksOnline/