09:22 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

E konfirmon edhe i ati, Neymar mungon kundër Realit

Super futbollisti i Paris Saint Germain, Neymar defenitivisht do të mungoj kundër Real Madridit.

Sulmuesi brazilian do të kthehet në fushën e blertë pas 2 muajve, pasi mori një lëndim në derbin e javës kundër Marseilles.

Për lëndimin e Neymarit ka folur edhe i ati: “Të gjithë e dinë se Neymar do të mungoj për PSG-n në takimet e ardhshme”.

Neymar pësoi një lëndim në kyçin e këmbës. Ai vendosi që t’i nënshtrohej një operacioni që pritet të zgjas deri në 2 muaj. Braziliani tani zyrtarisht e ka humbur sezonin, ndërsa shpreson të kthehet në formë për Kombëtaren e Brazilit në Kupën e Botës që nis nga qershori i këtij viti./IndeksOnline/

Temat: