13:39 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

E konfirmon Kovac: “Lewa nuk do të largohet”

Niko Kovac, trajneri i Bayern Munchen, tha se Robert Lewandowski nuk do të largohet nga klubi bavarez.

E ardhmja e sulmuesit polak ende është në dyshim edhe pse para disa dite u shkrua në mediat gjermane se ka vendosur që të qëndrojë në “Allianz Arena”.

Megjithatë, spekulimet e fundit e qojnë Lewan në skuadrën e Chelseas.

Edhe pse polaku është me dy mendje, trajneri kroat e sheh të ardhmen e Lewas në një mënyrë tjetër.

“Nuk k asgjë të re me Robert. Është e qartë se ai nuk do të largohet, sepse ai është golashënuesi ynë më i mirë”, ka thënë Kovac.

Të interesuar për Lewan janë shumë klube, por Blutë e Londrës kanë shpreh interesim më të madh dhe e shohin si zëvendësues të Moratas./IndeksOnline/