00:03 / E Premte, 20 Gusht 2021 / A. A

E konfirmon Marotta, Sanchez dhe Vidal mbesin te Interi

Drejtori i Interit, Giuseppe Marotta ka siguruar tifozët e Interit se Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez nuk do të shiten këtë verë.

“Ata do të qëndrojnë në Milano sepse janë lojtarë të rëndësishëm për projektin tonë” theksoi Marotta.

Inter është duke punuar edhe në transferimin e sulmuesit francez Marcus Thuram.

/Indeksonline/