16:47 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

E konfirmon presidenti i UEFA-s: Milani është duke u hetuar

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin është pyetur se si Yonghong Li është lejuar të blejë klubin e Milan.

Biznesmeni kinez bleu Kuqezinjtë nga Silvio Berlusconi në prillin e 2017-ës, por është larguar pas vetëm një viti teksa vendin e tij e ka marrë Eliott Management.

Gjatë kohës së tij në krye, shpenzimet në merkato ishin të mëdha dhe planet e biznesit tepër qesharake. Djajtë janë përjashtuar nga Europa League për shkak të Fair Play Financiar, por u rikthyen përsëri.

“Jam përgjigjur njëherë në të kaluarën, ka autoritete të pavarura që janë duke investiguar dhe nuk dua të ndërhyj,” shprehet Ceferin.

“Mendoj se mund të ketë pasur diçka politike, por nuk dua të flas për probleme specifike.

“Të gjithë e dinim që kishte diçka që nuk shkonte, por nuk ishte detyra ime të investigoja pasi për atë punë janë autoritetet e pavarura.”

Temat: