16:21 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

E konfirmon Uruguai, tregon a do të luaj Cavani kundër Francës

Edison Cavani pësoi një lëndim në fitoren e Uruguait kundër Portugalisë në fazën e 1/8 të Kupës së Botës.

Ai ishte në dyshim për ndeshjen çerekfinale kundër Francës, shkruan indeksonline.

Megjithatë, Kombëtarja ameriko-latine ka konfirmuar se sulmuesi do të jetë I gatshëm për këtë ndeshje.

31 vjeçari do të ketë një punë të vështirë në këtë ndeshje dhe pritet të bëjë maksimumin në sulm.

Ai ka zhvilluar 15 ndeshje në Kupë të Botës dhe është futbollisti I dytë me më shumë paraqitje pas portierit, Muslera. /IndeksOnline/