08:55 / E Diele, 31 Maj 2020 / indeksADMonline

E krahasun me Milot Rashicën, reagon ashpër Arbër Zeneli

Krahasimi me shokun e ekipit te kombëtarja e Kosovës, Milot Rashicën, nuk i ka pëlqyer aspak futbollistit, Arber Zeneli.

Sulmuesi i Reims u kërkoi mediave dhe rrjeteve sociale të mos sjellin përçarje brenda skuadrës duke dhënë mesazhin se Kosova nuk mund të jetë e fortë nëse të gjithë lojtarët nuk mund të luajnë së bashku dhe të japin më të mirën.

“Së pari, nuk më intereson çfarë nxirrni në mediet sociale, por ju lutem mos krahasoni lojtarët se cili është më i mirë ose më i dobët. Në Kosovë ndodh kjo. Ju lutem mos bëni krahasime. Nuk është e nevojshme. E tërë kombëtarja janë të mirë dhe asnjëri nuk mund të luajë ndeshjen pa njëri-tjetrin. Faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan Zeneli në postimin e tij.

Image