19:47 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / Gj. Sh

E kryer, Manchester City transferon Gvardiol për një shifër rekorde

Manchester City ka arritur marrëveshe me RB Leipizg për transferimin e Jasko Gvarfdiol.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, mbrojtësi kroat ditën e sotme ka kryer pjesën e parë të teste mjekësore, shkruan IndeksOnline.

Gvardiol do të jetë nënshkrimi i dytë veror për Manchester City pas Mateo Kovacić.

Transferimi i 21-vjeçarit i ka kushtuar Manchester Cityt plot 100 milionë euro, dhe do të jetë mbrojtësi më i shtrenjtë ndonjëherë në Premier Ligën angleze./IndeksOnline/