19:19 / E Premte, 15 Tetor 2021 / OSH

“E mbron Prishtinën që nga vegjëlia”, 5-shi i AAK-së në kryeqytet, idhulli “bardhë e kaltër”

Kushtrim Mushicën e njeh Prishtina që moti. Ai e ka mbrojtur portën e Prishtinës për shumë vite, ndërsa tani kërkon ta mbrojë zërin qytetar.

Ish 1shi i Prishtinës është tani 5-shi në listën e AAK-së për asamble në Prishtinë. Kandidatura e tij është mirëpritur nga prishtinasit në lagje e kudo tjetër, aty ku frymojnë ngjyrat kaltër e bardhë. Mushica i është drejtuar qytarëve me një mesazh inspirues.

”Të dashur bashkëqytetar, Po ju shkruaj për herë të fundit para garës së të dielës të cilën besoj fuqishëm se do ta fitojmë bashkarisht. Ju kërkoj mbështetje duke më votuar secili që më njeh ose është njohur gjatë këtyre javëve me profilin tim, dhe krejt ju që keni vlerësuar punën time të deritanishme për rininë dhe sportin në kryeqytet.

Vota juaj është garancë për vazhdimin e përkushtimin dhe shërbimin tim profesional ndaj juve. Secila votë drejt meje është konfirmim i vazhdimësisë së zhvillimit të shoqërisë tonë, rinisë plot potencial, e sidomos sportit – pasionit e profesionit të shumicës prej nesh” shkruan Mushica në Facebook.