13:09 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

E ‘merr’ uji urën në Obiliq, veturat menzi qarkullojnë (Foto/Video)

Në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht fshatin Shkabaj ura për banorët e kësaj ane është bërë e pothuajse e pakalueshme.

Siç shihet në këto fotografitë dhe video qe i ka dërguar një lexues i Indeksonline, reshjet e shiut kanë bërë që të grumbullohet uji aty, duke e vështirësuar qarkullimin nëpër të.

Reshjet e shiut të cilat kanë mbizotëruar këto ditë, kanë ngritur nivelin e ujit në këtë urë që lidhë Shkabjan me Obiliq dhe magjistrale. /Indeksonline/

 

Temat: