19:20 / E Martë, 22 Gusht 2023 / shkelqim osmanaj

E mori karton të kuq në ndeshjen e parë në ”Anfield Road”, FA merr një vendim për mesfushorin e Liverpulit

Mesfushorit të Liverpoolit Alexis Mac Allister, iu dha një karton i kuq direkt në ndeshjen e parë në ”Anfiled Road” në ndeshjen kundër Bournemouth.

Argjentinasi, Alexis Mac Allister nuk do të dënohet pasi FA konfirmon se pezullimi i tij është anuluar.

Ai shkaktoj një faull ndaj Ryan Christie, ku gjyqtari i dha direkt karton të kuq, mirëpo klubi apeloi vendimin dhe si duket kanë qenë të suksesshëm në këtë drejtim. /IndeksOnline