11:06 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

E nervozojnë Albërie Hadërgjonajn! Kështu “shpërthen” këngëtarja..

Një ditë më parë, në emisionin “Mos i fol shoferit” anëtari i jurisë së “Dance With Me”, Robert Aliaj bëri një deklaratë të bujshme në lidhje me këngëtaren Albërie Hadërgjonaj, për të cilën u shpreh se nëse do të kishte mundësi të zgjidhte mes Mihrije Brahës dhe Hadërgjonajt për ta hedhur nga anija, ai do të zgjidhte këtë të fundit pasi ndiente neveri ndaj tallavaisteve.

Pas deklaratës së tij, nuk ka munguar edhe një reagim jo më pak i ashpër nga vetë këngëtarja. Në një koment ku nje person ofendonte rëndë Robertin, Hadërgjonaj ka dhënë aprovimin e saj nëpërmjet ikonës së pëlqimit.

Më pas, një gjë të tillë ajo e ka postuar në Insta Story, duke shkruar: “Kur ha shumëmut!”