21:38 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

E ‘nxori’ gishtin e mesit, prezantuesja shqiptare i reagon Edi Ramës

Ka bërë xhiron e rrjetit një status i kryeministrit Edi Rama të postuar në Twitter ku deklaron se mbyllja e pikave të basteve sportive nuk bëhet aspak për të krijuar një monopol online të këtyre basteve dhe në fund ka vendosur një ikonë me gishtin e mesit.

Moderatorja Eva Murati e ka postuar në Instastory statusin e Ramës dhe i bën thirrje të jetë shembull duke e cilësuar turp këtë veprim.

“Edi Rama je kryeministër, presupozohet të jesh një shembull për tu ndjekur.! Këtë simbolin nuk na e dërgon një faqe humori, na e dërgon kryeministri ynë, KRYEMINISTRI. TURP!”, shkruan Eva.