12:07 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

E pabesueshme: Barca mbetet vetëm me Yerri Minan, s’ka asnjë mbrojtës tjetër

Ndeshja me Getafen nuk duket të jetë aq e lehtë për Barcelonën në letër. Ernesto Valverde ka mbetur pa të gjithë qendërmbrojtësit startues. Yerri Mina është i vetmi qendërmbrojtës që do të jetë në dispozicionin e trajnerit të skuadrës katalonase.

Mbrojtësi kolumbian do të nisë ndeshjen nga minuta e parë, por që dilema do të jetë se kush do të jetë partner i tij. Busquets dhe Roberto janë dy alternativat më të mundshme që Valverde do t’i përdorë për ndeshjen e nesërme në mbrojtje.

Pique dhe Vermaelen nuk kanë trajnuar fare me grupin për shkak të lëndimeve ndërsa Umtiti nuk mund të luaj për shkak të kartonëve./Indeksonline/

Temat: