11:57 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

E pabesueshme, boksieri ikë nga ringu, pak sekonda para meçit (Video)

Një ngjarje e paprecedentë në boks profesional ka ndodhur mbrëmë në Amerikë. Boksieri profesionist, Curtis Harper u skualifikua në ndeshjen ndaj nigerianit, Efe Ajagba.

Kur gjithçka ishte gati për përballje, Harper e la meçin duke kaluar litarët e ringut para qindra shikuesve.

Menjëherë gjyqtari e shpalli fitues kundërshtarin e tij pasi u llogarit si dorëzim i meçit, transmeton Indeksonline.

Pas kësaj ngjarje vërtetë shokuese, Harper ka deklaruar se e ka bërë këtë veprim pasi që ai nuk po paguhej aq sa meritonte, dhe se nuk deshi që të luftojë.

Ky rast në Amerikë po llogaritet si një nga më të rrallët në historinë e këtij sporti./Indeksonline/

Temat: