15:07 / E Diele, 13 Tetor 2019 / indeksADMonline

E pabesueshme, ja në sa ndeshje ka munguar Neymari për dy sezone

U lëndua sërish me Brazilin. Neymari siç duket është “mallkuar” të mos ketë kohë të arta me kombëtaren.

Lëndimet e kanë përcjellur sulmuesin brazilian kogja gjatë, ndërsa mësohet edhe sa ndeshja ka humbur Neymari shkaku i lëndimeve apo suspendimeve brenda dy viteve të fundit, transmeton Indeksonline.

Gjithsej, 61 ndeshje të humbura brenda dy sezoneve, një shifër aspak e mirë për ish-yllin e Barcelonës.

Në këto 61 ndeshje, 52 kanë qenë shkaku i lëndimeve, ndërsa 9 të tjera shkaku i suspendimeve.

Neymar gjatë afatit kalimtar të verës ishte shumë i lidhur me një rikthim në Spanjë te Barcelona, por kërkesat e larta të klubit parisien ia pamundësuan një gjë të tillë brazilianit./Indeksonline/