75 Mall Live Search
21:28 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

E pabesueshme: Kaka rikthehet për të luajtur me skuadrën e Serie C

Të premten, u konfirmua zyrtarisht se Berlusconi dhe Galliani kanë marrë përsipër klubin e Serie C Monza, një projekt që shumë e konsiderojnë të krahasueshëm me atë të Milanit në të kaluarën.

Berlusconi-Galliani janë të prirur për të marrë një legjendë të Milanit për ta përfshirë në këtë projekt, ish-fituesi i Topit të Artë, Kaka, shkruan indeksonline.

Sipas asaj që është raportohet nga CalcioMercato, ka një gatishmëri nga Monza për të sjellë Kaka-n përsëri në futbollin profesional, duke e rikthyer atë në fushë dhe duke i dhënë atij minuta me fanellën e Monzës.

Marrëveshja do të kishte përfitime për marketing, moral dhe aftësi në Monza, duke u dhënë atyre një emër për të ndihmuar në shitjen e fanellave, si dhe dikush me shumë përvojë në futbollin profesional.

Jo vetëm kjo, por Berlusconi , Galliani dhe Kaka kanë komunikim që nga koha kur ishin bashkë te Milani. /IndeksOnline/