10:07 / E Diele, 13 Shkurt 2022 / MSH

E pabesueshme: Po shikonte finalen e Kupës së Botës, vritet një tifoz i Palmeiras

Një ngjarje shumë e dhimshme ka ndodhur në finalen e Kupës së Botës. Në ndeshjen mes Chelsea dhe Palmeiras, ku fituese doli skuadra angleze, ndodhi ajo që nuk pritej. Një tifoz i skuadrës së Palmeiras u vra gjatë një trazire në “Sao Paulo” ka raportuar policia braziliane.

Sipas mediave braziliane, i ndjeri, për të cilin policia tha se ishte një roje burgu jashtë detyrës, u qëllua përpara stadiumit në “Sao Paulo”, ku mijëra tifozë u mblodhën për të parë ndeshjen në ekranet e mëdha.

“Ka pasur një përleshje mes tifozëve, e cila shkaktoi trazira dhe një person u qëllua”, thuhet në një deklaratë të policisë. Policia e ndërhyri duke përdor gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmën dhe një person u arrestua, thuhet në deklaratë.

Kampioni i Evropës, Chelsea, mundi Palmeiras, kampion i Copa Libertadores, 2-1 pas kohës shtesë në Abu Dhabi.