19:38 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

E paguajnë t’i dërgoj në shkollë, shoferi shqiptar rrah nxënësin në autobus

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha vazhdon të jetë shumë aktiv në rrjete sociale duke shpërndarë informata dhe probleme të qytetarëve të vendit.

Sonte në një postim në Facebook, Berisha ka publikuar një video ku shihet konduktori i autobusit duke rrahur një nxënës, për të cilin paguhet ta dërgoj në shkollë.

Berisha ka shkruar se ky është skandali i radhës, i cili duhet të dënohet, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Berishës pa ndërhyrje:

Ky eshte dajak transport!

Shikoni si rref nxenesit shoferi i paguar per transportin e tyre ne shkolle.

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Z.Berisha

Shikoni skandalin e rradhes ku shoferi i autobuzit te nxenesve te qytetit te Dibres te fashatit Burim,Maqellare,z.Edmond Sela godet dhuneshem nxenesit.
Mendoj qe ky akt duhet te denohet .

Ju falenderoj per mirkuptimin.