08:46 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

E pandalshme, Uta Ibrahimi ngjitet në majën e katërt më të lartë në tokë! (Foto)

Uta Ibrahimi, vajza guximtare kosovare vazhdon me ngjitjet e saj në malet më të larta të planetit tokë.

Ibrahimi më datën 19 maj (dje), ka ngjitur majën e katërt më të lartë “Majën Lhotse” me 8. 516m, shkruan IndeksOnline.

Tani edhe në Lhotse si në Monte Everest, flamuri kombëtar dhe ai i Kosovës valëvitën nga Uta Ibrahimi.

Ajo këtë arritje ia dedikon të gjithë njerëzve të mirë të vendit.

“Këtë ngjitje jau dedikoj të gjithë njerëzve të mirë të vendim tim, që kanë dëshmuar kur e përkrahim njëri tjetrin, ecim gjithë përpara”, ka shkruar Uta./IndeksOnline/