21:14 / E Enjte, 21 Prill 2022 / Medina Shala

E paparë, ja si do të duket makina e re BMW i7

Ka ardhur BMW Seria 7 e parë plotësisht elektrike. Bavarezët kanë prezantuar modelin i7, ndërsa hibridi pritet në mesin e vitit të ardhshëm. Makina mundësohet nga platforma CLAR dhe dizajni i saj është shumë i ngjashëm me Serinë standarde 7.

BMW i7 fuqizohet nga dy motorë elektrikë (në secilin bosht), me një fuqi totale prej 536 kuaj fuqi dhe 745 Nm. Arrin deri në 100 km /orë për 4.7 sekonda ndërsa shpejtësia maksimale është 240 km/ orë. Paketa e baterisë mbulon një distancë deri në 625 kilometra.

Gjithçka në kabinë tregon luks. Veçoria më e dukshme është “BMW Theatre Screen”, ekrani që “zbret” nga tavani dhe ofron mundësi të shumta përmbajtjeje. BMW i7 vjen në dy versione, Excellence dhe M Sport. Excellence fillon nga 107,400 £ dhe është i pajisur me rrota 19 inç. Versioni M Sport prej 111,900 £ ka rrota  20 inç.