13:04 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

E papritur, Barcelona dhe Juventusi planifikojnë t’i shkëmbejnë dy super futbollistët

Se marrëdhëniet në mes Barcelonës dhe Juventusit janë mjaftë të mira po dëshmohet vazhdimisht. Së fundmi të dy klubet kanë planifikuar ta bëjnë një shkëmbin të lojtarëve.

Sipas raportimeve Juventusi është i gatshëm të ja dhuroj Barçës futbollistin Emre Can dhe gjiganti Italian ta marrë nga Barça Rakiticin.

Të dy futbollistët nuk e kanë gjetur vetën në formacionet startuese të skuadrave të tyre andaj ata nuk janë të  lumtur dhe dëshirojnë të largohen.