10:15 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

E pazakontë, peshqit në lumin Mirusha gjenden të ngordhur në mëngjes

Një pjesë e madhe e peshqve në mëngjesin e sotëm janë gjetur të ngordhur në lumin Mirusha.

Sipas njoftimit të Komunës së Malishevës, shkaqet  e kësaj dukurie të pazakonte ende nuk dihen, ndërsa inspektorët janë duke u marrë me rastin,t transmeton Indeksonline.

Me të marrë informacionin nga shoqata e peshkatarëve sportiv “Sykuqi”, inspektorët komunal kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke u marrë me rastin, të cilët i kanë njoftuar edhe organet qendrore, ndërsa në vendngjarje, së bashku me shoqatën e peshkatarëve, është edhe policia.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili ka kërkuar ndriçimin e rastit dhe gjetjen e shkaktarit të kësaj ngjarje të rëndë, të cilën e ka vlerësuar si katastrofë ekologjike dhe ka kërkuar ndihmën e organeve qendrore, përkatësisht të ekspertëve të kësaj fushe.

Edhe shoqata e peshkatarëve sportiv ka kërkuar ndriçimin e rastit dhe gjetjen e shkaktarit të kësaj ngjarje me dëme të pazëvendësueshme./Indeksonline/