07:34 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

E premtja dhe vikendi, me shi e bubullima

Ditëve në vijim mundësi për reshje lokale shiu, fundjava me shtrëngata me shi.

Edhe pse temperaturat pritet të pësojnë rënie, ato do të mbesin ende mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 10 deri në 13 gradë celsius, e ato maksimale nga 21 deri në 25 celsius.

4.05 – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Orëve të pasdites priten reshje të shpërndara shiu me mundësi edhe për bubullimë.

5.05-6.05 – Fundjava me mot kryesisht të vranët dhe me shtrëngata me shi, që ditën e shtunë do të jenë më të përhapura, e vende-vende me reshje më intensive.

7.05 – Mot kryesisht i vranët dhe shtrëngata të shpërndara me shi, kryesisht orëve të pasdites.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga juglindja 4-13m/s, e në fundjavë nga verilindja 3-8m/s.

Shtypja atmosferike, do të zbres nën vlera normale, që gjatë fundjavës të rritet rreth këtyre vlerave.

Temat: