23:02 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

E preu freza teksa punonte, i riu la pas dy vajza jetime

Një djalë vetëm 32 vjec shqiptar është aksidentuar gjatë punës në Greqi dhe ka humbur jetën.

Emigranti shqiptar punonte në Patra të Greqisë ku dhe ka gjetur vdekjen në mëyrë tragjike paraditen e kësaj të hëne pasi është prerë me frezë në ambientin e punës.

Sipas mediave vendase ai është transportuar për në spital, por për shkak të plagëve të shumta në bark nuk ka mbijetuar dot.

I riu kishte shkuar që shumë vite më parë në Greqi dhe punonte në fusha me zetor.

I quajtur shkurt Xhimi nga familja dhe të afërmit, ai la pas 2 vajza binjake të moshës 6 vjeç.

Ai ksihte vetëm dy muaj që kishte takuar familjarët në fshatin Corrush, në Mallakastër. /albeu.com/

Temat: