11:38 / E Shtunë, 07 Tetor 2017 / indeksADMonline

E pyesin nëse ishte e vështirë kombëtarja shqiptare, Pique nuk ndal dot të qeshurën (Video)

Mbrojtësi i kombëtares spanjolle, Gerard Pique, doli në një konferencë për shtyp ku foli për situatën e krijuar në Katalonjë. E ndërsa gazetarët e pranishëm i drejtuan shumë pyetje edhe për futbollin.

Në momentin që u pyet nga një prej gazetarëve që ndodheshin në sallë se çfarë mendonte për kombëtaren e Shqipërisë, nëse ajo ishte e vështirë apo jo, Pique nuk e mbajti dot të qeshurën.

Vetëm pasi arriti të rikthente seriozitetin, Pique u shpreh se: ‘Është një skuadër e vështirë, e tregoi veten duke u kualifikuar në Evropianin e fundit. Në Shqipëri e patëm të vështirë, mbyllen mirë dhe godasin në kundërsulm’.