09:53 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

E rrah me boks hekuri, arrestohet personi në Obiliq

Një person ka sulmuar me boks hekuri viktimën, i cili ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Sulmuesi është dërguar në mbajtje.

“Fshati Brezhnicë, Obiliq 28.03.2018-12:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar me një mjet të fortë-boks hekuri, viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin policor./Indeksonline/