E rrahin rëndë, ia marrin 50 euro nga kuleta

Policia në Prizren raporton se dje në rrugën “Zara” një person i komunitetit boshnjak ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga tre persona të panjohur, të cilët nga xhepi ia kanë marrë portofolin me 50 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit i komunitetit ashkali është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt.