14:00 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

E rrallë, kryeministrja norvegjeze i dhuron top futbolli kryeministres së Serbisë (Foto)

Kryeministrja e Norvegjisë Erna Solberg po qëndron sot në Serbi. Solberg ka zhvilluar një takim me kryeministren serbe, Ana Brnabiq.

E veçanta e takimit të tyre ka qenë pikërisht dhurata që ka zgjedhur t’i japë kryeministres serbe.

Solberg i dhuroj Brnabiq një top futbolli duke thënë se është angazhuar personalisht për qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm të OKB-së, arsimit dhe barazisë gjinore, dhe si një dhuratë simbolike në periudhën e Kupës së Botës, ka zgjedhur të dhurojë një top futbolli, transmeton Indeksonline.

“Unë mbroj arsimin, por edhe barazinë e përgjithshme të poleve. Norvegjia nuk u kualifikua, por është mirë të jeni të frymëzuar nga ne në këtë fushë. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku, kështu që ne mund të takohemi në kampionatin e futbollit”, ka thënë Solberg përderisa Brnabiq ka falënderuar atë për dhuratën./Indeksonline/