13:38 / E Hënë, 06 Prill 2020 / indeksADMonline

E tentoi në verë dhe në janar, Milani i rikthehet përsëri “fiksimit të vjetër”

Milan do të bëjë një mini-revolucion në merkaton e verës, sidomos në mesfushë, ku pritet të ketë shumë largime, që do të pësohen nga disa afrime. Emri i parë që ka nisur të përflitet është Lucas Torreira.

Uruguaiani është një fiksim i vjetër i kuqezinjve, të cilët e kanë tentuar edhe verën e shkuar, por edhe në merkaton e janarit. Të dy këto tentativa kanë qenë pa sukses, ndërsa tashmë pritet që kjo e treta të rezultojë e suksesshme.

Kjo edhe për arsyen sepse 24-vjeçari nuk ndihet i lumtur pas 2 sezonesh në Londër dhe mund të preferonte rikthimin në Itali.

Lajmin e bën të ditur “Corriere dello Sport”, sipas të cilës Torreira ka shumë gjasa të bëhet “Djall” në muajt e ardhshëm.