23:30 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

E thërret policinë, raportoi vetën se po ngiste veturën i dehur

Sigurisht që ky është duhet të jetë njeriu “më i ndershëm” që keni parë.

Ai raportoi vetën në polici për ngasje gjatë kohës që ishte i dehur.

Kjo është konsideruar dhe njëra nga thirrjet më të çuditshme të 911.

Ai kishte lajmëruar policinë duke thënë se kishte pritë dhe ngiste makinën “gjithë natën”, transmeton Indeksonline.

Ai as nuk i tregonte operatorit se ku ishte, kur i kërkohej, ai i tha: “Nuk e di, unë jam shumë i dehur”.

Megjithatë, ai ishte i kujdesshëm dhe kishte dhënë edhe mbiemrin e tij.

Thirrja zgjati disa minuta dhe madje ai pretendoi se po voziste në anën e gabuar të rrugës, pasi mund të dëgjohesin edhe sirenat e makinave.

Fatmirësisht askush nuk është lënduar gjatë kësaj kohe./Indeksonline/