19:04 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / A. A

E thotë gazetari i famshëm: Messi vitin tjetër do të luaj në PSG

Zërat e largimit të Lionel Messi nga Barcelona po shtohen.

Pas fitores së Paris Saint Germainit kundër Manchester United në Ligën e Kampionëve, braziliani Neymar theksoi se vitin tjetër do të luajnë në një skuadër.

Të enjtën, këtë e ka konfirmuar edhe gazetari i njohur francezo-italian, Daniel Riolo.

“Messi do të luaj te PSG vitin e ardhshëm. E themë shumë seriozisht, ai do të transferohet te PSG” ka deklaruar Riolo.

Argjentinasi nuk ka qenë i kënaqur së fundi me Barcelonën, sidomos me presidentin Jose Maria Bartomeu ndërsa verën e kaluar ishte shumë afër largimit nga katalunasit.

/Indeksonline/