21:22 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vuçiqi: Thaçi është politikan më i mirë se unë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq i cili po merr pjesë në Forumin Evropian “Alpbach” në Austri ka thënë se homologu i tij nga Kosova, Hashim Thaçi, është politikan më i mirë se ai.

Ai theksoi se për dallim nga Thaçi, ai vet nuk flet për detajet apo procesin e negocimeve, transmeton Indeksonline.

“Përndryshe nga Hashimi, sepse ai është politikan më i mirë se unë, sepse unë nuk flas për proces të negocimit. Nuk flas për asnjë detaj. Po negociojmë në mirëbesim dhe shpresoj që ai ta bëjë të njëjtën” , ka thënë Vuçiq. /Indeksonline/