10:38 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / OSH

E tmerrshme/ 17 vjeçarja nga Suhareka raporton në polici: Një burrë hyri në shtëpi dhe më përdhunoi…

Një rast i rëndë është raportuar në komunën e Suharekës ku një 17 vjeçare ka raportuar në polici se derisa ishte e vetme në shtëpinë e saj, një burrë kishte hyrë brenda shtëpisë dhe e kishte dhunuar.

Ajo është paraqitur në Stacionin e Policisë në Suharekë së bashku me babain e saj, ditën e djeshme në orën 6 të mëngjesit.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj. Ai ka treguar tutje se i dyshuari është arrestuar ndërsa viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor.

“Me datë 02.02.2021 rreth orës 06:00 në S.P. Suharekë eshte paraqitur viktima me prindin e saj dhe deklarojnë se perderisa e mitura ishte e vetme në shtëpi dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një person i dyshuar. Për rastin është informuar prokurori i krimeve të rënda si dhe është njoftuar njësia e hetimeve e rajonale dhe janë duke proceduar me rastin. Me urdhër të prokurorit i dyshimti është ndalur në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktima është derguar në IML për ekzaminim mjekësor”, tha ai për IndeksOnline.

Foto Ilustrim