75 Mall Live Search
23:11 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

E tmerrshme! Shikoni sa tymin e nxjerrë kjo veturë që lëviz në Veterrnik (Video)

Institucionet e Kosovës vazhdimisht kanë bërë thirrje që qytetarët sa më pak ta ndotin ajrin, për shkak të gjendjes së rënduar në ditët e fundit.

Madje, sot është marrë vendim nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe nga Komuna e Prishtinës që veturat nga e mërkura të hynë në kryeqytet vetëm në mënyrë të organizuar, sipas planit të këtyre organeve.

Megjithatë, disa qytetarë vazhdojnë t`i kryejnë shërbimet e tyre ndonëse e dinë se kjo do e rëndojë nivelin e pastërtisë së ajrit në Prishtinë.

Në një video që ia ka dërguar redaksisë së “Indeksonline” një lexues i saj, shihet se si një veturë e vjetër nxjerrë tym teksa lëviz në rrugën e Veterrnikut për të hyrë në Prishtinë.

Ndiqeni videon: