23:21 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

E zë ”haku” i Shaqës, këtë zhgënjim Liverpooli s’e kishte përjetuar kurrë

Liverpooli pësoi humbje zhgënjyese sonte në kuadër të Champions League.

Në ndeshjen e vlefshme për Grupin C, ”Të Kuqtë” u mposhtën me rezultat, 1-2 nga Paris Saint-Germain.

Formacioni startues i Jurgen Klopp për këtë ndeshje u kritikua mjaft shumë nga tifozët e Liverpoolit, transmeton IndeksOnline.

Kjo për shkak se trajneri gjerman kishte lënë në bankën rezervë për këtë ndeshje yjet si Xherdan Shaqiri e Naby Keita.

E këto kritika dolën mjaft të sakta nga tifozët – të cilët tashmë e kanë edhe një arsye të ndihen të hidhëruar.

Nga tri ndeshjet e zhvilluara si mysafir këtë sezon në Champions League, Liverpooli ka pësuar gjithsej tri humbje.

0-1 nga Napoli, 0-2 nga Crvena Zvezda dhe 1-2 nga PSG janë rezultatet dëshpëruese të Liverpoolit si mysafir këtë sezon në Champions League.

E kjo gjë nuk i kishte ndodhur kurrë më herët Liverpoolit në fazën e grupeve të Champions Leagues./IndeksOnline/