14:58 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Edhe 11 mijë euro për fermerët e Deçanit

Sot, u nënshkrua dhe hyri në fuqi vendimi për lirimin e fermerëve nga pagesa e taksës vjetore për ujitjen e tokave bujqësore si dhe për ndarjen e mjeteve financiare për hapjen dhe mirëmbajtjen e kanaleve të ujitjes.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në FB Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj.

“Përkrahja e Kryetarit Bashkim Ramosaj dhe vota unanime e Kuvendit Komunal janë shpresë dhe motivim për politika e incentiva të reja.

Ne investojmë në bujq që ata të mbjellin më shumë e më mirë në mënyrë që ne të korrim suksesin e përbashkët. Sepse suksesi i çdo bujku është triumfi dhe siguria e të gjithë neve”, shkruan ai./Indeksonline