08:11 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Edhe Correa mbërrin në Lazio (Foto/Video)

Carlos Joaquin Correa është futbollisti më i ri i skuadrës italiane, SS Lazio.

Mesfushori me tipare sulmuese do t’i bashkohet lacianëve gjatë afatit veror, shkruan IndeksOnline.

23-vjeçari nga Argjentina, para disa orëve ka mbërritur në Klinikën Paideia, për t’i kryer testet mjekësore.

Correa dy sezonet e kaluara ka luajtur për ekipin nga Spanja, Sevilla. Ai bëri afro 50 paraqitje dhe shënoi 6 gola.

Për yllin argjentinas ishin të interesuar shumë klube, por ai zgjodhi një aventurë të re dhe ajo është Lazio./IndeksOnline/