23:06 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Edhe deputetja e Vetëvendosjes i del kundër Visar Ymerit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka kundërshtuar pozicionimin që kryetari i kësaj partie, Visar Ymeri, ka bërë sonte gjatë një interviste.

Postimi i plotë i Pacollit në Facebook:

“Sonte në emisionin Rubikon kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! tha se nuk e sheh Këshillin e Përgjithshëm si vendin ku duhet të zgjidhen problemet. Ani pse ai vet e pohoi që Këshilli i Përgjithshëm është organi më i lartë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ai sot vendosi veten mbi organin më të lartë të Lëvizjes. Ky është privatizim.

Kryetar qëndrimet e mbajtura sonte në Rubikon nuk paraqesin unitetin e Lëvizjes. Unë nuk pajtohem me to”, ka shkruar Pacolli.