19:05 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

Edhe pak minuta na ndajnë nga rivaliteti i njohur Italian, Inter-Juventus

Rivaliteti më i njohur i Italisë ka qenë më pak konkurrues vitet e fundit  por kjo ndeshje sheh një Inter të ringjallur me një shans për të krijuar epërsi ndaj Juventusit në krye të tabelës.

Ndeshja e kësaj të Diele mes Interit dhe Juventusit përfshin të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.

Është një përplasje historike, me një kthesë moderne dhe kjo mund të ndikojë në të ardhmen e ligës italiane.

Kjo ndeshje po ashtu e vazhdon sagën e Cristiano Ronaldo vs Diego Godin, një duel personal i cili ka zgjatur disa vite, duke filluar kur dyshja luajti për Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Kjo ndeshje do të fillojë nga ora 20:45./Indeksonline/.