13:23 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Edhe për kundër situatës, Trepça ’89 i paguan lojtarët dhe stafin

Edhe për kundër se futbolli ka ndalur aktivitetet për shkak të koronavirusit, Trepça ’89 nuk do t’i mbetet borxh asnjë pjesëtari të klubit.

Skuadra nga Mitrovica ka paguar pagat e lojtarëve dhe stafit të trajnerëve, shkruan Indeksonline.

E falënderojmë kryetarin, ne stafi i trajnerëve, po ashtu edhe lojtarët ku në këtë gjendje të jashtëzakonshme ai gjithmonë është pranë neve me solidaritetin e tij, ku gjithmonë është i përpiktë ndaj nesh me dhënien e pagave FALEMINDERIT!”, ka shkruar trajneri Shpëtim Idrizi në Facebook. /IndeksOnline/