12:22 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Edhe presidenti rus, Putin përzihet në çështjen e djeshme të Kosovës!

Pas ngjarjeve të djeshme në Kosovë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zgjedhur një person të veçantë të tijë të afër që të bisedojë me të.

Është pikërisht presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i cili së fundi ka biseduar përmes telefonit me Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Thuhet se thirrja është bërë rreth orës  19 dhe se kishte të bënte me arrestimin e djeshëm të drejtori të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq nga autoritetet kosovare si dhe gjithë kontrollin e Policisë së Kosovës që ishte dje në veri.

Ndryshe mediat serbe që prej dje kanë vazhduar të bëjnë shkrime të ndryshme kundër Policisë dhe autoriteteve të Kosovës./Indeksonline/