17:48 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Edhe sonte kryeqytetasit po thithin ajër të ndotur

Si tash e sa ditë, edhe sonte banorët e kryeqytetit me rrethinë po thithin ajër të pashëndetshëm.

Sipas matjeve të bëra nga Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë, sonte cilësia e ajrit llogaritet e pashëndetshme, shkruan Indeksonline.

Në matjet e bëra në ora 17:00, në Prishtinë po mbizotëron ajër i ndotur me 162 pmm.

Kjo gjendje alarmante po vazhdon çdo ditë, derisa institucionet po bëjnë thirrje që mos të shfrytëzohen veturat dhe thëngjilli, që po llogariten si ndotësit kryesor. /Indeksonline/

 

Temat: