07:54 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Edhe sot ftoftë në Kosovë, nga nesër shijojeni pranverën

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Sipas Institutit, vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu.

“Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehta , minimalet nga -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 3-6 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj rritje të vlerave mbi normalen. Do të fryjë erë nga veriperendimi dhe juglindja e lehtë deri mesatare.

Javën tjetër parashihet të ketë ngritje të theksuar të temperaturave në të dy vlerat ekstremale”, thuhet në njoftimin e Institutit./Indeksonline/

Temat: