13:18 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Edi Rama emëron veten në krye të MPJ-së, por kosovari Cakaj do ta ushtroi detyrën

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka emëruar veten Ministër të Punëve të Jashtme në Shqipëri.

Këtë veprim Rama e bëri pasi që Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk e dekretoi kosovarin Gent Cakaj në këtë pozitë ani pse ishte propozuar nga kryeministri Rama.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se zyrtarisht emri i Ramës do të figuroi në krye të diplomacisë, por në fakt pozita do të ushtrohet nga kosovari, Gent Cakaj./Indeksonline/