08:25 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Edi Rama uron ditën e flamurit me bashkimin e duarve me kryeministrin Haradinaj

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama e ka uruar 28 nëntorin, Ditën e Flamurit me një fotografi të veçantë.

Rama e ka uruar këtë fest me fotografinë e bërë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, përkatësisht mbledhja që Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë mbajtur këtë të hënë në Pejë.

Pra, bashkimi i duarve me Kryeministrin Ramush Haradinaj mbi flamurin kuq e zi.

“Mirëmëngjesi dhe gëzuar ditën e flamurit”, ka shkruar Rama me rastin e 106 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë./Indeksonline/