18:30 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Edita Tahiri: Mali i Zi e ka kryer punën e vet, na mbetet neve ta ratifikojmë demarkacionin

Ish-ministrja për dialog, Edita Tahiri është deklaruar lidhur me vizitën e kryeministrit malazez, Dushko Markoviq. Ajo ka thënë se mesazhi i kësaj vizite ishte që Mali i Zi e ka kryer punën dhe tani i mbetet Kosovës ta kryej pjesën e mbetur.

“Shtetet kanë obligime te tyre dhe janë sovrane për të marrë vendime. Kosova e ka nënshkruar marrëveshjen e demarkacionit dhe kur e ka nënshkruar e ka bazuar në gjetjet institucionale që kanë qenë kompetente. Kosova dhe Kuvendi e ka obligim t’ua japë mundësinë qytetarëve të lëvizin lirshëm duke miratuar këtë marrëveshje dhe kjo vizitë është strategjike sepse konfirmoj dhe rikonfirmoj miqësinë mes dy shteteve”, ka thënë Tahiri në RTK, transmeton Indeksonline.

“Mesazhi është që Mali i Zi e ka kryer punën dhe tani i mbetet Kosovës”, ka përfunduar Tahiri./Indeksonline/